Flash News

E-TJERA

Barometri/ PS fiton Durrësin në 6 mars, kandidati i Berishës del i dyti

Barometri/ PS fiton Durrësin në 6 mars, kandidati i Berishës del

Kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako parashikohet që t’i fitojë zgjedhjet e 6 marsit me 52,5% të votave.

Barometri i Euronews Albania tregon se i dyti me më shumë vota është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 30.5%.

Kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti rezulton me vetëm 17% të votave në Durrës.

Përfshirë marzhin e gabimit, Sako mund të arrijë të marrë nga 50% deri në 55% të votave.

Muka, mund të arrijë një rezultat minimal prej 28% dhe maksimal deri në 33%.

Kurse kandidati i PD, Hoti parashikohet të marrë nga 15% deri në 19% të votave. Euronews Albania


 

Të fundit