Flash News

E-TJERA

Basha ende kryetar i PD, Kume: Çudia e radhës! Duhet të ishte pasqyruar në regjistrin e partive në gjykatë

Basha ende kryetar i PD, Kume: Çudia e radhës! Duhet të ishte

Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve komentoi faktin që Lulzim Basha vijon të jetë ende kryetar i PD ndonëse një vit më parë dha dorëheqjen.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Kume tha se nuk ka asnjë nonsens juridik, por është një nonsens moral.

Sipas Kumes, fakti që Basha aktin e dorëheqjes nuk e çoi deri në fund në gjykatë, tregon ose djallëzi ose objektiv të mirëpërcaktuar që në nisje.

“Non sens juridik nuk ka që Basha është ende kreu i PD, ndërsa logjika është çudia më e madhe e radhës që ndodh këtu tek ne. Është deklaruar një dorëheqje, Basha tha po bëj një hap prapa, po heq dorë nga drejtimi dhe po ua jap këtyre të tjerëve dhe kaq. Nuk u çua deri në fund. Kjo duhet të ishte pasqyruar në regjistrin e partive në gjykatë. Këta ose kanë djallëzi më shumë se sa logjikën e ftohtë për gjënë, ose nga ana tjetër e kanë mirë të përcaktuar objektivin i cili cilidoqoftë nuk konvergon me interesin e qytetarëve”, tha Kume.

  

Të fundit