Flash News

E-TJERA

Basha flet me fjalët e Ramës: Mbështesim pa kushte SPAK

Basha flet me fjalët e Ramës: Mbështesim pa kushte SPAK

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se mbështet pa kushte SPAK.

Në një daljen për mediat, sipas tij është mazhoranca ajo që po tenton të mos lejojë SPAK të bëjë siç duhet punën e drejtësisë.

“Tentativa e Edi Ramës dhe PS në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë për t’i prerë krahët SPAK dhe reformës në drejtësi. Tani që SPAK po godet korrupsionet e qeverisë, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje për të kontrolluar dhe goditur SPAK.

Këtë javë nivelet e larta të politik bërësve socialistë, dua të siguroj publikun shqiptar që PD është e vetmja që i jep mbështetje pa kushte SPAK. Ndaj manovrat nuk kanë ndalur asnjëherë dhe nëse partia në pushtet po mendohet për t’ju kundërvënë SPAK, mund të llogarisë kundërshtimin e hapur të PD. Roli i politikës është të jetë në dispozicion të drejtësisë”, tha Basha.

Edhe vetë Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në nëntor të 2023, nënvizoi se mazhoranca mbështet plotësisht Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Unë dhe shumica që drejtoj e mbështes pa kushte SPAK, që do të thotë edhe kur kemi gjëra për të thënë, mbyllim gojën. Ndryshe bëhemi pjesë një polemike që nuk e ndihmon SPAK të bëjë punën e vet”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Të fundit