Flash News

Ditari i Opozitës

Basha flet pas akuzave: Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK-së, kam vënë para drejtësisë kasapin e Ballkanit

Basha flet pas akuzave: Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e

Lulzim Basha ka mohuar se ka takuar ndonjëherë Melaim Bellanicën. Ai tha se nuk ka lidhje me marrjen e kasetës së maskarës së Krushës.

Basha tha se këtë javë fabrikuar tre gënjeshtra.

"Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga BBC, nga Dash Peza si përkthyes i BBC.

Është marrë nga Dash Peza, fakt të cilin e kam mësuar përmes dëshmisë së tij. Që unë jam nip Peje nuk është thënë për herë të parë. Asnjëherë nuk e kam takuar z. Bellanica. Sipas pohimeve kaseta është marrë në dorëzim nga BBC, e ka thënë edhe Dash Peza, mik i Ramës, por jo e mirë.

Kurrë, asnjëherë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK. Nuk kam marrë pjesë në asnjë arrestim, arrestimet i bën policia.

Dy hetime kam bërë unë, në vitet 98-99 kundër Sllobodan Millosheviçit. Kam qenë pjesë e këtij ekipi. Jam krenar që kemi vënë para drejtësisë kasapin e Ballkanit.

Brenda një harku kohor 7 ditor janë fabrikuar tre gëjeshtra marrja e kasetës, për arrestimin e një prej komandatëve të UÇK-së dhe shtepia e verdhë", tha Basha për "Opinion".

Të fundit