Flash News

E-TJERA

"Basha i thirri dhe i tradhëtoi demokratët", Nishani: Enden prej një viti gjykatave, sepse morën pjesë në protestat e opozitës

"Basha i thirri dhe i tradhëtoi demokratët", Nishani: Enden

Kreu i Këshillit Kombëtar i PD, Bujar Nishani ka ngritur një shqetësim. Ai thotë se anëtarët dhe mbështetësit e PD që kanë marrë pjesë në protestat e thirrura nga kryedemokrati Lulzim Basha, janë braktisur nga ky i fundit.

Ata nuk kanë mundësi financiare për të paguar avokat dhe sipas Nishanit, po enden dyerëve të gjykatave prej një viti, vetëm sepse morrën pjesë në protestat e opozitës.

Nishani thotë se Basha i la në mëshirë të fatit, ndërsa drejtësia, sipas tij, është e kontrolluar nga pushteti. Në këto kushte, Nishani i bën thirrje përfaqësuesëve ligjor që kanë mundësi dhe dëshirë t'i ndjekin procedurat e tyre pa pagesë.

Ai shton se ata demostruan përgjegjësi qytetare dhe nuk duhen lënë vetëm në këto momente të vështira.

"Lulëzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica! Por sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhëtuar ! Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avoketër e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore.

Ju bëj thirrje të gjithë avoketërve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil ; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e proçedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve , falas pa pagesë", shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Të fundit