Flash News

E-TJERA

“U rrezikohej jeta një grupi deputetësh”, Policia shpërndan protestuesit me autobote me ujë dhe gaz lotsjellës

“U rrezikohej jeta një grupi deputetësh”, Policia

Policia shpërndan protestuesit me autobote me ujë dhe gaz lotsjellës, pas kërkesës së një grupi deputetes që i kërkuan të ndërhyjë pasi sipas tyre u rrezikohej jeta nga protestuesit.

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”, njofton policia e shtetit.  

Policia shpërndau protestuesit me autobote me ujë dhe gaz lotsjellës, pas kërkesës së një grupi deputetes që i kërkuan të ndërhyjë pasi sipas tyre u rrezikohej jeta nga protestuesit.

Pas ndërhyrjes së policisë, shumë protestues janë shpërndarë.

 

Të fundit