Flash News

E-TJERA

Basha komenton emërimin e Besart Kadias si zv/ministër i Ramës: Keqardhje! Investoi në ideologjinë e djathtë

Basha komenton emërimin e Besart Kadias si zv/ministër i Ramës:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ky i fundit ka qenë ish-anëtar i Këshillit në Partinë Demokratike.

Basha tha se për këtë vendim të Kadias ndihen veç keqardhje. Gjithashtu shtoi se ai investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë dhe më pas hoqi dorë.

“Keqardhje kam. Është një person që investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë. Me mendimin liberal-ekonomik, bëri investimin e tij dhe papritur mori një vendim që është i tija. S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij. S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje.
Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje. S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente”, tha Basha.

Të fundit