Flash News

E-TJERA

Basha konfirmoi voton pro, reagon Kim: Zgjatja e vetingut u keqinterpretua si një çështje partiake

Basha konfirmoi voton pro, reagon Kim: Zgjatja e vetingut u keqinterpretua si

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale, pasi PD konfirmoi votën pro për zgjatjen e afateve të vetingut në drejtësi.

Kim thotë se ka pasur raste kur amendamentet për këtë çështje janë keqkuptuar ose keqinterpretuar si partiake. Ajo shton se ky është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme.

Ajo thotë se për këtë çështje deputetët duhet ta lënë mënjanë politikën. Kim ka publikuar edhe deklaratën e përbashkët me BE, ku tregohet qëndrimi sa i përket kësaj çështjeje.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për ???????? në????????. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.

Të fundit