Flash News

E-TJERA

Basha mbledh Këshillin Kombëtar, pritet zëvendësimi i anëtarëve të shkarkuar

Basha mbledh Këshillin Kombëtar, pritet zëvendësimi i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë një mbledhje me Këshillin Kombëtar të PD-së, kur kanë kaluar jo më pak se 10 ditë nga mbledhja e fundit.

Në mesazhin e dërguar anëtarëve, nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, thuhet se Këshilli mbblidhet në orën 17:30. Ndërsa pritet që Basha të zëvendësojë edhe 11 anëtarët e Kryesisë dhe sekretarët e shkarkuar, mes tyre edhe Edi Paloka.

"Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi", shkruhet në njoftimin e Bardhit.

Kryedemokrati shkarkoi pak ditë më parë kreun e Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë të cilët iu bashkuan Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Të fundit