Flash News

E-TJERA

Basha mbuloi xhamat, aktori reagon ashpër: Nga kush po e ruan mor paranojak? E ke kthyer në burg të bunkerizuar

Basha mbuloi xhamat, aktori reagon ashpër: Nga kush po e ruan mor

Aktori i njohur i humor Julian Deda ka reaguar një ditë pasi kryedemokrati Lulzim Basha bëri disa ndryshime në selinë e Partisë Demokratike, ku dyert dhe dritaret u veshën me blu dhe me logo e simbole të PD-së.

"Turp e faqja e zezë" shkruan Deda për aktin e fundit të kryedemokratit. Aktori dhe mbështetësi i ish-liderit Sali Berisha thotë se Basha mbuloi xhamat për t'i fshehur medias atë çka ndodh brenda selisë blu.

Duke e quajtur paranojak, Deda thotë se demokratët nuk kanë asgjë me shtëpinë e tyre, por nuk dëshirojnë që atë ta drejtojë Lulzim Basha.

"Ça i ke bere shtepise se demokrateve mor Lul brava, si e katandise keshtu? E ke kthyer ne burg te bunkerizuar. Po pse? Nga kush po e ruan mor paranojak, nga demokratet?"-janë pyetjet që ngre aktori.

Të fundit