Flash News

E-TJERA

Basha nga zyrat e FRD-së: Para dy netësh Rama ka darkuar me kriminelët në kryeministri

Basha nga zyrat e FRD-së: Para dy netësh Rama ka darkuar me

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në zyrat e aleatit të tij, kreu të FRD-së, Sali Shehu pas përplasjeve të sotme. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se këto akte nga mazhoranca vijnë për shkak të panikut nga humbja e zgjedhjeve më 25 prill, që sipas tij, askush nuk e ndal dot ndryshimin. 

Kryedemokrati denoncoi më tej se kryeministri Rama  ka darkuar para dy netësh me kriminelët në kryeministri. Basha tha se skenat e dhunës do të vijojnë nëse 25 prilli mbetet dita e statu-quosë. Basha gjatë fjalës së tij grisi shkresën e bashkisë për drejtuesit e FRD-së.

“Kam vetëm një këshillë mjekësorë, humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Bisha e plagosur. Bisha nuk ka shans të trembësh e frikësosh popullin. Nuk ke shans të trembësh opozitën, që ka marrë misionin për të përfaqësuar qytetarët.

25 prilli është ditë ndryshimi. Këtë e dini ju, e dimë ne, e dinë ndërkombëtarët që na kanë qëndruar pranë. Këtë e di edhe Rama. Ngjarja e sotme është në një seri ngjarjesh, ka humbur mendjen. Ka dalë nga fiqiri prej panikut të humbjes dhe drejtësisë që e pret atë që e kanë shndërruar Shqipërinë në një strehë të oligarkisë.

Shqiptarët e dinë sepse e kanë vuajtur dhunën e këtij shteti ndër vite. E kanë vuajtur mbi 30 mijë qytetarë të marrë me forcë nga banesat e tyre sepse nuk paguanin dot energjinë. Mijëra qytetarë, taksapagues që u larguan nga puna vetëm mbi kriteret e banditizmit dhe propagandizimit. Dhunën e kanë ndjerë mijëra qytetarë, banesat e të cilëve janë shembur pa ligj. Dhjetëra fëmijë nga gazi lotsjellës, artistët me Teatrit, bizneset prej falimentit, të rinjtë shqiptarë që largohen nga Rama. E kanë ndjerë studentët. Dhuna e Ramës është sjellja e shtetit të kapur prej tij, burimi i gjithë të këqijave. Dhuna nuk është zgjidhja, optimizmi nuk mungon. Ju përsërit zotimin dhe angazhimin tim, të PD, Aleancës për Ndryshim, dhe koalicionit tonë bashkë me LSI se jemi të vendosur të sjellim ndryshimin. ASgjë nuk e ndal ndryshimin, as dhuna, as krimi dhe asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Edi Ramës. Ju ftoj të jemi bashkë e të vendosur. Shqipëria duan të kthehet në rrugën e duhur, I them pakicës absolute, Ramës, kriminelët që ke darkuar para dy netësh në kryeministri. Jeni një grusht njerëzish, ju nuk e ndalni dot ndryshimin. Më 25 prill zgjedhja është e qartë. Ose mbetemi këtu ku kemi qenë 2 vite me radhë. Rama ka pasur më shumë pushtet se Enver Hoxha. Shqipëria s’ndryshon pa u larguar Edi Rama. Këto skena do të vijojnë nëse 25 prilli mbetet dita e statu-quosë. S’ka shans mbi tokë që kjo të ndodhë. Shqipëria do i kthehet shqiptarëve. Edi Rama do të largohet, dhe ne të gjithë do të nisim rrugën e ndryshimit.”- tha Basha.

Ditën e sotme bashkia e Tiranës ia u ndaloi hyrjen drejtuesve të FRD-së në zyrat e tyre me argumentin se është e amortizuar. Situata u agravua kur në vendngjarje shkoi presidenti Ilir Meta, i cili i largoi punonjësit e policisë bashkiake me dhunë.

Të fundit