Flash News

E-TJERA

Basha pas Kuvendit: Nuk ka referendum. Ka vetëm një PD dhe një Kuvend

Basha pas Kuvendit: Nuk ka referendum. Ka vetëm një PD dhe një
Foto Ilustruese

Kuvendi Kombëtar ka mbyllur punimet në Pallatin e Kongreseve. Pas përfundimit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha i është drejtuar selisë blu.

Në një deklaratë të shkurtër për mediet, Basha u shpreh se nuk e njeh referendumin, teksa shtoi se ka vetëm një Parti Demokratike dhe një Kuvend Kombëtar.

“Kjo është shtëpia e demokratëve dhe ato janë krenarë për atë që kemi arritur për Shqipërinë. Mund të kishim qenë vend anëtar në BE. Mund të ishim vendi i parë nga vendet Lindore që mund të ishim në BE. Këtu kanë përgjegjësi, Presidenti i vendit atëherë, Berisha që pranoi një standard të pa pranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdije për gabimet e të kaluarës. Gabimet e së kaluarës kur përsëriten në mënyrë tragji-komike nuk do të mbajnë peng demokratët. Ka pas vetëm një aktivitet sot dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD. Sot ka pasur vetëm një aktivitet në PD. Ai është Kuvendi Kombëtar.  Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend Kombëtar”, deklaroi Basha.

Të fundit