Flash News

Ditari i Opozitës

Basha publikon videon: Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në instagram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19

Basha publikon videon: Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një spoti të publikuar në rrjetet sociale deklaron se qytetarëve i duhet një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me dallavere politike. Po ashtu, duke iu referuar edhe pandemisë covid, Basha shkruan se një qeverisje nuk e shpenzon kohën në Instagram, por është në vijën e parë të luftës.

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty! Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje. Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë!”, shkruan Basha.

Të fundit