Flash News

Ditari i Opozitës

Basha tregon dokumentin për vdekjet nga Covid-19: Këto janë të dhënat reale, PD s’ka akuzuar kurrë mjekët

Basha tregon dokumentin për vdekjet nga Covid-19: Këto janë
Foto Ilustruese/ Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sërish për akuzat për numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Në një intervistë për “Kjo Javë”, Basha tregoi një dokument, që sipas tij, tregon numrin e vërtetë të viktimave në Shkodër deri në fund të nëntorit, ku vetëm në Bashkinë Shkodër është 80, nga 62 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në gjithë Qarkun e Shkodrës.

Basha thotë se Partia Demokratike nuk ka akuzuar kurrë mjekët, por sipas tij “Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fshehë këtë të vërtetët të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike”.

“Ministria ka raportuar deri në fund të nëntorit në rang të qarkut të Shkodrës 62 vdekje covid. Qarku I Shkodrës ka 5 bashki. Ndërkohë vetëm bashkia Shkodër ka regjistruar 80 vdekje si covid. Ja ku I keni të dhënat po jua dorëzoj ju. Është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të dhënave për të mbuluar dështimin.

Nuk është kjo në vetvete problem I madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti I thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave”, deklaroi Basha.

 

Të fundit