Flash News

E-TJERA

Bashës i mbetet vetëm Salianji në Korçë: Pas Spahos edhe deputetja Sorina Koti me Berishën

Bashës i mbetet vetëm Salianji në Korçë: Pas Spahos

Ish-kryeministri Berisha ndodhet sot në Korçë ku u prit me entuziazëm për "Foltorën" e radhës dhe madje korçarët i bënë dhe një surprizë për 77-vjetorin e lindjes.

Përveç qindra simpatizantëve, Berishës i janë bashkuar dhe disa nga figurat më të rëndësishme të PD-së.

Ndërsa qindra demokratë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike i kanë rezervuar një pritje spektakolare ish-kryeministrit Berisha i cili po kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe vendosjen e sovranitetitm një tjetër deputete i është bashkuar "Foltores".

Bëhet fjalë për deputeten e Korçës, Sorina Koti e cila ka dalë publikisht përkrah Berishës. Kujtojmë se edhe deputeti Edmond Spaho ka dalë në krah të Berishës.

Ndërsa Ervin Salianji që është deputet i Korçës ka thënë që në krye të herës që ai mbështet Bashën

Të fundit