Flash News

E-TJERA

Bashkëpunëtor në krimin/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

Bashkëpunëtor në krimin/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja makabre në fshatin Frashëri të Fierit, ku Ermalinda Rama dyshohet se masakroi të atin mbrëmjen e 23 korrikut në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Ermalinda ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili është i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore.

Më herët, mësohet se 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë, pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani ndërkohë ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ndodhej në fshatin e tij, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

Burime bëjnë me dije se Ermalinda shkonte herë pas here në fshatin Suk të Roskovecit, ku motra e saj është e martuar dhe jeton prej vitesh.

Në këtë zonë, konkretisht në Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj (ku banonte edhe Çlirim Dogani), Ermalinda mësohet se punonte në serat e fermerëve vendas.

Dyshohet se pikërisht aty është njohur me 55-vjeçarin, me të cilin dyshohet se më pas ka nisur një lidhje dashurie.

Të fundit