Flash News

E-TJERA

Bashkëpunëtor në vrasjen e rojes në Vlorë, lihet në burg Armando Gega

Bashkëpunëtor në vrasjen e rojes në Vlorë, lihet

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg” për Armando Gega, i cili u arrestua të premten si bashkëpunëtor në vrasjen e rojës së pallatit, Renato Hoxhaj.

Ai është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili vepronte në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria duke kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Botë.

Roja i pallatit 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Pasi u njoh me masën e sigurisë, Gega është dërguar ne ambientet e burgut të Fierit

Të fundit