Flash News

E-TJERA

Bashkia bleu biletën Tiranë-Dortmund 3.5 mln lekë, Qori: Dyshime se i përket Veliajt

Bashkia bleu biletën Tiranë-Dortmund 3.5 mln lekë, Qori: Dyshime

Drejtuesi i Lëvizjes 'Bashkë', Arlind Qori deklaton se një bilete Tiranë-Dortmund janë harxhuar 3.5 milionë lekë të vjetra.

Në MCN, ai shprehet se udhëtari ‘special’ për të cilin është prerë bileta me gjasë është për Veliajn për të parë ndeshjen Shqipëri-Itali.

"Është një lajm  i nxjerr nga një media online ku shuma e biletës vajtje-ardhje Tiranë-Dortmund kushton 3.5 mln lekë të vjetra. Këshillit bashkiak të Tiranës nga e marta kur fillon dhe puna do të interesohemi për ti kërkuar llogari për këtë prokurim për të cilën besojmë se kjo biletë e çmendur është blerë për një person special për të parë ndeshjen Shqipëri- Itali dhe është çmenduri për të harxhuar një shumë kaq të madhe parash nga bashkia për të një biletë.

Nuk ka asnjë shpjegim nga bashkia pse është blerë kjo biletë por që mund të jetë dhe për vetë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, por që ka shpërdoruar kaq para të bashkisë për punë qejfi", tha Qori. 

 

Të fundit