Flash News

E-TJERA

Bashkia dhe Qatar Charity Albania mbështetje me pako ushqimore për familjet në zonat e përmbytura në Shkodër

Bashkia dhe Qatar Charity Albania mbështetje me pako ushqimore për

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me QatarCharity Albania, ka vazhduar mbështetjen për familjet më në nevojë në zonat e përmbytura.

Kjo shoqatë ka ofruar pako ushqimore për 450 familje, nga të cilat 270 në Njësinë Administrative Dajç.

Pavarësisht largimit të ujit, problemet mbeten dhe është domosdoshmëri mbështetja.

#QatarCharity Albania, një partner i rëndësishëm dhe me kontribute të shtrira në kohë në Bashkinë e Shkodrës, u tregua e gatshme të mbështeste me pako ushqimore 450 familje, nga të cilat 270 në Njësinë Administrative Dajç.

Në mbështetje të familjeve më në nevojë të Dajçit, ishte edhe #UNICEF, duke shpërndarë 270 pako me detergjente dhe materiale të tjera higjienike.

Zonat e përmbytura dhe familjet më në nevojë, do të jenë vazhdimisht në fokus primar të mbështetjes nga Bashkia e Shkodrës deri në tejkalimin e plotë të vështirësive të krijuara”, njofton bashkia e Shkodrës.

 

Të fundit