Flash News

E-TJERA

Bashkia e Fierit nis planin e kursimit të energjisë, njofton kufizim të furnizimit me ujë

Bashkia e Fierit nis planin e kursimit të energjisë, njofton kufizim

Bashkia e Fierit ka njoftuar kufizime të furnizimit me ujë për qytetarët, në kuadër të krizës energjetike.

Në një njoftim në Facebook, bashkia shkruan se “secili duhet të limitojë konsumin e energjisë... për të mos rritur çmimin e ujit do të nisë aplikimin e kufizimit të furnizimit me ujë”. Kufizimi vjen në një kohë kur çmimet për produktet janë rritur dhe kur vetë qeveria ka pohuar se rritje të çmimit të energjisë, nuk do të ketë.

Bashkia e Fierit, deri tani, është e para që njofton kufizime të tilla për të kursyer energjinë.

Njoftim

Të nderuar qytetarë!

Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Faleminderit!

Të fundit