Flash News

E-TJERA

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon “Unazën”, paralajmërim edhe për linjat e tjera

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon
Foto Ilustruese

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me administratorët e shkollave.

Veliaj tha se vendimi vjen pas sjelljeve abuzive gjatë periudhës së Covid-19, teksa theksoi se paralajmërimi vlen edhe për linjat e tjera të transportit.

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj. 

 

Të fundit