Flash News

E-TJERA

Bashkia Lezhë: Situata e rënduar, qindra hektarë tokë nën ujë dhe 23 banesa të përmbytura

Bashkia Lezhë: Situata e rënduar, qindra hektarë tokë

Bashkia Lezhë ka informuar mbi situatën e krijuar nga moti i keq. Ajo bën me dije se situata është e rënduar dhe ka sipërfaqe të mëdha nën ujë, kryesisht në fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te Dajç dhe Torovicë e Blldren .

Sipas bashkisë, 23 banesa janë përmbytur, ndërsa njofton se lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati.

Njoftimi zyrtar:

Sot situata është rënduar, ka sipërfaqe të mëdha të mbuluar me ujë, në fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te Dajç dhe Torovicë e Blldren .

Sipas të dhënave nga strukturat të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qënë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes deri tani ka rënë 82 mm shi. Lumi Gjadër dhe Drin janë mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadal, por nuk kane dale nga shtrati .

Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem. Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700 ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500 ha.

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër kemi 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs kemi 5 banesa në ujë.

Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq kemi 3 banesa në ujë. Në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika .

Të fundit