Flash News

E-TJERA

"Bashkia njoftoi se do të ndërhyjë me forcë", FRD letër Veliajt, Celibashit dhe ambasadave: Po cënohen të drejtat kushtetuese

"Bashkia njoftoi se do të ndërhyjë me forcë", FRD
Foto ilustruese

Një javë pas përplasjeve, Fryma e Re Demokratike i ka dërguar letër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, dhe ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë.

Në letrën që mban firmën e kryetarit thuhet se dy ditë më parë, bashkia e Tiranës i ka njoftuar se në datën 23 në orën 10.00 do të ndërhyjë me forcë për të liruar zyrat e kësaj partie, që ndodhen në rrugën "Abdi Toptani".

Sipas tij, kjo lloj forme cënon të drejtat kushtetuese të këtij subjekti politik.

FRD shkruan se nuk është dakord me të gjitha veprimet e kryera nga policia, ndërsa sqaron se “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.

Gjithashtu sqaron se nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore.

Data, në të cilën bashkia do të ndërhyjë është pikërisht dita që ka lënë Gjykata Administrative seancë për këtë çështje.

Një javë më parë në zyrat e FRD-së pati përplasje me policinë bashkiake, ku ishte i pranishëm dhe Presidenti Meta. Sipas këtij të fundit dhe Shehut, bashkia po vepron në paligjshmëri dhe për hakmarrje politike.

"Bashkia njoftoi se do të ndërhyjë me forcë", FRD

"Bashkia njoftoi se do të ndërhyjë me forcë", FRD

Të fundit