Flash News

E-TJERA

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Po rrezikohet jeta e banorëve

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së
Foto Ilustruese

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.

Sipas saj, situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, si pasojë e shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Mësohet se argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji ka përmbytur banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare dhe Qendrën Shëndetësore.

Bashkia thotë se kjo kërkesë duhet të shqyrtohet menjëherë. Gjithashtu shton se mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut.

Të fundit