Flash News

E-TJERA

Bashkia Tiranë kërkon lirimin e zyrave, Sali Shehu: Provokim dhe tentativë e neveritshme, të më arrestojnë në zyrë

Bashkia Tiranë kërkon lirimin e zyrave, Sali Shehu: Provokim dhe
Kreu i FRD, Sali Shehu

Kreu i FRD-së, Sali Shehu ka reaguar, pasi Bashkia Tiranë u kërkoi lirimin e zyrave me argumentin se janë pronë e saj dhe do bëjnë sistemime.

Shehu e cilëson një provokim të rëndë dhe "tentativë të neveritshme". Ai thotë se dokumenti që kërkon lirimin e zyrave nuk është zyrtar, pasi nuk ka firmë dhe numër protokolli.

"Nga zyrat e Bashkisë ka ardhur e pafirmosur që bën fjalë për lirimin e ambienteve që nga prilli 2016, e quajmë si provokim të rëndë, aq më tepër tentativat e neveritshme për të fikur dritat dhe përdorimi i policisë Bashkiake për të ndaluar anëtarët që të hyjnë në ambientet.

Ju bëjmë me dije që jemi në të drejtën tonë që na garanton ligji. FRD nuk mund të besoj se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj ndalojeni këtë marrëzi. Besojmë që ndërhyrja juaj do jetë e menjëhershme. Ky dokument është hedhur në korridorin e zyrave të FRD disa ditë për bashkëpunimin me aleancën për ndryshim.

Kur e kanë parë punonjëset e pastrimit e kanë lënë në një cep se nuk kishte firmë vilë, pa adresë dhe pa numër protokolli, këto nuk janë dokumente zyrtare. Në respekt të ligjit në jemi në katin e tretë, pas kësaj letre, mbrëmë ka pasur një tentativë që të fikin dritat, nuk ia kanë dalë, sot i kanë fikur që nga kati i parë dhe në momentin që kanë parë që kanë ardhur anëtarët, ato vendosën policinë bashkiake dhe mbyllën derën", tha ai.

Shehu bëri me dije se kanë përgatitur kallëzim penal për Bashkinë dhe Policinë e Bashkisë, ndërsa këmbënguli se do të qëndrojë në zyrë.

"Kemi përgatitur kallëzim penal për Bashkinë dhe Policinë e Bashkisë. Unë do të jem në zyrën nëse e kanë vendosur le të më arrestojnë në zyrë, se nuk është vetëm një dhomë, por një kat i gjithë", tha Shehu. 

 

Të fundit