Flash News

E-TJERA

Bashkimi Evropian nuk komenton marrëveshjen Shqipëri-Itali: Po monitorojmë kampet

Bashkimi Evropian nuk komenton marrëveshjen Shqipëri-Itali: Po

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian refuzoi të komentonte marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë për të pritur emigrantët e jashtëligjshëm në kampet e Gjadrit dhe të Shëngjinit, duke thënë vetëm se ajo po monitorohej nga afër, shkruan Associated Press.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “që nga fillimi kemi qenë shumë të qartë se po monitorojmë nga afër zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje”.

Sipas një marrëveshjeje pesëvjeçare të nënshkruar nëntorin e kaluar nga kryeministri italian Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, deri në 3,000 emigrantë të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj do të strehohen në Shqipëri. Kërkesat e tyre për azil do të trajtohen atje.

Italia ka pranuar të mirëpresë ata emigrantë të cilëve u jepet azil, ndërsa ata të cilëve u refuzohen aplikimet përballen me deportim direkt nga Shqipëria.

12 emigrantët e parë të strehuar javën e kaluar në qendrat shqiptare u kthyen në Itali tre ditë më vonë, pas një vendimi të gjykatësve të Romës, të cilët refuzuan ndalimin e tyre, duke argumentuar se vendet e tyre të origjinës – Bangladeshi dhe Egjipti – nuk ishin mjaftueshëm të sigurta për ta.

Qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë miratoi të hënën një dekret të ri që synon tejkalimin e pengesave gjyqësore që rrezikonin të prishnin një marrëveshje të diskutueshme të migracionit me Shqipërinë.

Sipas dekretit të ri - i cili hyn në fuqi menjëherë - qeveria shkurtoi listën e vendeve të konsideruara "të sigurta" me ligj, që do të thotë se Roma mund të riatdhesojë në ato vende migrantë që nuk fituan azil duke përdorur një procedurë të shpejtë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka shtyrë fuqishëm marrëveshjen, duke e mbrojtur atë si një "model" të ri për të trajtuar migracionin e paligjshëm.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe OJQ-të aktive në Mesdhe e kanë kritikuar marrëveshjen si një precedent të rrezikshëm që bie ndesh me ligjet ndërkombëtare.

Të fundit