Flash News

E-TJERA

Bashkimi i PD, Bushati: Sot kemi tre lajme, por ja çfarë më shqetëson

Bashkimi i PD, Bushati: Sot kemi tre lajme, por ja çfarë më

Analisti Andi Bushati komentoi bashkimin e opozitës dhe dy fraksioneve të PD.

I ftuar në Syri tv, ai tha se me bashkimin e opozitës sot ka tre lajme, por gjithsesi nuk i ka fshehur edhe rezervat e tij për këtë mbledhje.

Bushati: Ka dy gjëra, po do ta shohësh në sipërfaqe atë që ka ndodhur me opozitën, sot kemi tre lajme .

I pari që rreth 20 deputetë që refuzonin të futeshin në PD sot kanë njohur si seli të PD atë që njohin dhe shumica e demokratëve.

E dyta, kanë marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, të vulës apo foltores, duke e njohur se kujt i takon vula.

Dhe e treta, që po bëjnë një lloj bashkimi, që unë në fakt e quaj bashkim artificial, për të dalë vetë për të takuar bazën dhe militantët.

Shqetësimi im është që kjo nuk është e mjaftueshme, është vetëm një bashkim sipërfaqësor, sepse janë njerëz që kanë një hendek të madh që i ndan.

Pra disa janë shumë kritikë ndaj diplomatëve amerikanë këtu, ca e quajnë veten aleati ynë strategjik, në të cilën ne jemi aleatë strategjikë, disa thonë Berisha nuk mund të na çojë në fitore kurrsesi, disa të tjerë thonë pa Berishën nuk e arrijmë fitoren kurrsesi .

Pra kemi pika ndarëse të mëdha mes dy grupeve dhe nuk mund të arrihet bashkimi duke thënë: Ne u bëmë bashkë se kemi inat Edi Ramën.

Që të bëhen bashkë, në optikën time, kjo patjetër do një platformë politike një platformë politike e cila kalon përmes njohjes dhe institucionalizimit të fraksioneve.

Pra kush është minorancë dhe kush është mazhorancë. Minorancës i duhen njohur të gjitha të drejtat, nga listat për deputetë, nga pjesëmarrja në kryesi, në Këshill Kombëtar, etj etj.

Pra bashkimi duhet të jetë dhe ideor, jo mekanik. 

 

Të fundit