Flash News

E-TJERA

Bashkimi Kombëtar/ Media rumune: Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht

Bashkimi Kombëtar/ Media rumune: Harta e Evropës mund të
Foto Ilustruese

Në mbledhjen e fundit të përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë,dy kryeministrat e vendit, Edi Rama dhe Albin Kurti, mbështetën hapur idenë e një bashkimi kombëtar mes dy vendeve.

Media rumune Capital, në një artikull, e ka parë bashkimin e mundshëm kobtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, si ‘tërmet’ për hartë e Evropës. Artikulli thekson se bashkimi do të ndodhë shumë afër Rumanisë dhe do të ndryshojë rrënjësisht hartën e Evropës.

Propozimi u bë në mbledhjen e shtatë të përbashkët ndërqeveritare në Elbasan pak ditë më parë. Kryeministri Edi Rama tha se në rast të një referendumi për bashk8imin kombëtar, do të votonte pro.

Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa mbështetin bashkimin kombëtar, u shpreh se nuk e kundërshtonte mbajtjen e një referendumi, por tha se procesi nuk ishte në kompetencat e tij.

Reagimi i Serbisë nuk vonoi, pas deklaratave të kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se “synimet e Shqipërisë dhe Kosovës po vendosin një gur të ri në minimin e themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.”

Të fundit