Flash News

E-TJERA

Bashkimi me Shqipërinë/ Majko-Kurtit: Kjo ide i përket së kaluarës, mendo vetëm për Kosovën

Bashkimi me Shqipërinë/ Majko-Kurtit: Kjo ide i përket së

Bashkimi Kosovë-Shqipëri është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve. Fillimisht, para zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ishte kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se do të kërkojë një referendum në vitin 2025, ndërsa kreu i LVV-së Albin Kurti, pas fitores së zgjedhjeve deklaroi se do të votonte pro një referendumi të tillë.

Por, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, diskutimet për bashkimin Kosovë-Shqipëri është një histori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për Kurtin dhe forcën e tij politike duhet të jetë vetëm drejtimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës.

Majko, deklaroi në një intervistë në Euronews Albania se diskutime të tilla krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe se do të ndikonin negativisht për njohjet e reja ndërkombëtare të Kosovës.

“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori të natyrave të tilla. Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja emocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari.

Një kryeministër nuk mund të aludojë për statuse të ndryshme për shtetin që ai do të drejtojë sepse Kosova është duke u njohur nga shtete të tjera. Nëse ata do të mendojnë se Kosova është duke bërë një jetë të dyfishtë kjo do nxiste shtetet e tjera, të ishin më të rezervuara për njohjen e Kosovës. Histori të tilla duhen mbyllur, 'Vetëvendosja' dhe lideri i saj duhet të mendojnë vetëm për një prioritet dhe ky është për drejtimin e shtetit të Kosovës", tha Majko.

Të fundit