Flash News

E-TJERA

Bashkitë pa drejtues, Meta ende asnjë lëvizje për të dekretuar datën e zgjedhjeve

Bashkitë pa drejtues, Meta ende asnjë lëvizje për të

Gjashtë bashki janë pa kryetar dhe pritet që presidenti Ilir Meta të dekretojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve në këto bashki. Ky vendim pritet nga Meta, pasi Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Pas shpalljes së vendimit, kur u pyet se kur do të caktonte datën, Kreu i Shtetit deklaroi se nuk i ishte dorëzuar ende vendimi i zbardhur i gjykatës.

Në Presidencë ndodhen shkresat nga tre prefektë, por Meta pret që të njoftohet nga Këshilli i Ministrave për kryerjen e procedurave. 

Zyrtarisht në tryezën e presidentit kanë mbërritur njoftimet nga prefektët e Shkodrës, Durrësit dhe Vorës. Ndërsa për tre bashki të tjera, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

Mazhoranca është shprehur e gatshme për të hyrë në zgjedhje dhe i ka kërkuar Metës të dekretojë datën. Edhe Instituti i Studimeve Politike ka kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të zgjedhjeve, duke ngritur shqetësimin se në bashkitë pa kryetar janë riaktivizuar në stafet e drejtuese dhe aktivitete publike individë të "djegur" nga dekriminalizimi apo me rekorde penale.

 

 

Të fundit