All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Bashkitë shpenzuan më shumë për paga e sigurime shoqërore, iu rritën kostot me 9.9 mld lekë

All - Paragraf - 1

Bashkitë shpenzuan më shumë për paga e sigurime

Të dhënat e raportit të qeverisjes vendore kanë dalë në konkluzionet, se vitin që lamë pas bashkive iu rritën shpenzimet për shkak të politikave të reja të pagave të administratës.

All - Paragraf - 3

Referuar raportit theksohet se në kahun e shpenzimeve të kryera nëpërmjet burimeve të veta, 61 Bashkitë shpenzuan rreth 68.3 miliardë lekë. E për ta krahasuar me një vit më parë, bashkitë kanë shpenzuar rreth 9.9 miliardë lekë më shumë ose 17% më shumë.


Por, ku janë fokusuar më tepër shpenzimet e pushtetit lokal?

Sipas të dhënave të raportit, shpenizmet vërehen në tre nën-grupe, ku spikasin shpenzimet kapitale të cilat kanë rezultuar rreth 38.7% më shumë si dhe shpenzimet për paga dhe sigurime 17.7%, kjo e fundit për shkak të rritjes së pagave gjatë vitit 2023. Ndërsa nën-grupi i fundit i cili ka kontribuar në shtimin e kostove është rritja e numrit të përgjithshëm të punonjësve të Njësive të Qeverisjes Vendore.

Ashtu siç shihet dhe nga grafiku, pjesa më e madhe e shpenzimeve për pushtetin vendor pra për bashkitë shkon për paga dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 43.1%, pasuar nga shpenzime operative dhe të tjera me 33.3% si dhe shpenzime për investime kapitale me 23.6%./SCAN

Të fundit