Flash News

E-TJERA

Bastisje në 3 Call Center-a në Tiranë, sekuestrohen rreth 1 milion euro cash, mashtronin qytetarët evropianë

Bastisje në 3 Call Center-a në Tiranë, sekuestrohen rreth 1

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u bastisën tre qendra Call Center-ash të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.

Sipas burimeve, gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, ndërsa janë firmosur masa sigurie për 9 persona. Konkretisht, për 7 prej tyre është vendosur masa “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Ambientet e goditura ndodhen në dy zona të kryeqytetit: dy prej qendrave pranë Kopshtit Zoologjik dhe një tjetër në Rrugën e Kavajës. Në këtë të fundit, raportohet se aktiviteti zhvillohej në tre kate të një ndërtese, ndërsa në dy prej tyre dyert kanë qenë të mbyllura në momentin e ndërhyrjes së autoriteteve.

Operacioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, nga prokurorja Rovena Zoto, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe austriake, të cilat kanë qenë edhe iniciatore të hetimit, duke referuar informacionet e disponuara pranë palës shqiptare.

Mësohet se hetimet për këtë rast kishin nisur prej rreth dy vitesh, pas shkëmbimit të të dhënave mes autoriteteve ndërkombëtare dhe institucioneve shqiptare.

Sipas informacioneve paraprake, në këto Call Center-a dyshohet se punonin rreth 70 persona, kryesisht operatorë, të cilët akuzohen për mashtrimin e qytetarëve europianë. Vetëm në qendrën e Rrugës së Kavajës, gjatë ndërhyrjes janë gjetur rreth 60 punonjës brenda ambienteve.

Të fundit