Flash News

E-TJERA

Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika në qelitë e Alket Rizait

Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika në

Një operacion i papritur është zhvilluar në burgun e Domokos nga oficerët grekë. Sipas burimeve, mes qelive të kontrolluara ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”.

Ky i fundit konsiderohet organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnanisë, nga Karaibet në janar 2020.

Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacionet do të vijojnë në të gjitha burgjet e vendit, me synim ndalimin e futjes së armëve, lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të ndaluara.

 

Të fundit