Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Analisti Baton Haxhia komentoi situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.
I ftuar në Syri tv, Haxhia është shprehur se sot ushtarët e KFOR e kanë shpëtuar situatën nga një kasaphanë e vërtetë që mund të ndodhte mes bandave të mbështetur nga Serbia dhe policisë së Kosovës.
"Brenda diskursit politik deputeti i VV tha një të vërtetë që lidhet me legalizimin e zgjedhjeve të kryetarëve të katër komunave dhe nuk mundësh të flasësh për një procedure legale duke mos e kontekstualizuar atë që politikisht po ndodh dhe kontekstualizimi i thotë të vërtetën e asaj që po ndodh në Kosovë.
Sot ushtarët e KFOR e kanë shpëtuar situatën nga një kasaphanë e vërtetë që mund të ndodhte mes bandave të mbështetur nga Serbia dhe policisë së Kosovës. Kjo është një meritë e KFOR pasi mosdërueshmërinë tonë e ka mbrojtur me trupat e tyre. Është për habi që një deputet i VV nuk e vëren këtë rrezik të madh që partia e tij me gjysmë gënjeshtra na kanë sjellë këtu.
Ajo që ka ndodhur të premten është e papërgjegjshme për arsye që të kërkosh një proces demokrati k do të thotë që të respektosh rregullat demokratike. Një proces demokrati nuk mundesh që ta vendosësh me imazhet e policisë. Armiqësimi me faktorin ndërkombëtar, futjen në rrezik të policisë së Kosovës , lojën e pakuptimtë demokratike me veriun kur dihet se si zgjidhet ky problem dhe këto janë pikat që Kurti ka rrezikuar shumë", tha ai.