Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë

Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën, kjo është
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit sa i përket dialogut me Serbinë. Ai ka thënë në emisionin ‘Shock’ se Kurti po e zvarrit këtë proces dhe se po vendos kushte, kur nuk mund ta bëj këtë gjë.

Sipas Haxhiut, Kurti nuk e do Kosovën dhe po i bën dëm popullit të tij. Ai e ka quajtur kryeministrin e ri një "fatkeqësi" për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë skam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është marrëveshja e Uashingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte. Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog. Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, tha Haxhiu.

Të fundit