Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: Basha humbës i madh, kjo është rruga e vetme që i ka ngelur

Baton Haxhiu: Basha humbës i madh, kjo është rruga e vetme

Gazetari Baton Haxhiu deklaron se ish krei u PD, Lulzim Basha është humbësi më i madh i vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit që ia dha vulën e PD, Sali Berishës.

Pas këtij vendimi, analisti tha në Euronews Albania se Basha është i detyruar të krijojë parti të re dhe të bëjë betejën e vet politike.


“Paradigma e Bashës gjatë kësaj kohe ka qenë fitorja e sigurt dhe që baza e kësaj fitoreje është presioni ndërkombëtar dhe pak opinioni publik për shkak të shpalljes non grata së Berishës, duke besuar që figura e tij politike ishte shndërruar në një figurë juridike, por ata harruar se presioni politike e zhbën atë juridik.

Në gjithë këtë betejë humbësi më i madh është Lulzim Basha që detyrohet të bëjë parti politike të re, rruga e vetme e tij është të mbajë peshën e vogël që ka, ndaj Basha e ka të domosdoshme betejën”, tha Haxhiu.

Të fundit