Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: Fushata bëhet për mandatin e 4 të Ramës, nuk ka ende një trashëgimtar në PS

Baton Haxhiu: Fushata bëhet për mandatin e 4 të Ramës, nuk

Analisti Baton Haxhiu ka thënë se fushata zgjedhore e 14 majit nuk bëhet për zgjedhjet vendore, po për mandatin e katërt të Edi Ramës.

I ftuar në Syri Tv, Haxhiu tha se Rama ende nuk e ka përcaktuar trashëgimtarin e tij në PS, për sa kohë që nuk ka fushatë mes kandidatë që garojnë në 61 bashkitë e vendit.

Haxhiu u shpreh se kjo fushatë ka si lider Ramën duke e prezantuar veten edhe si kandidat për mandatin tjetër.

“Do ndaloj në disa elementë të kësaj fushatës. E para, që duhet të krijojë një fushatë është besimi. E dyta është se nuk ka fushatë mes kandidatëve lokalë, nuk ekziston, as për programin, as çfarë ka ndodhur në 4 vitet e kaluara.

Fushata është për mandatin e 4-të. Figura e Ramës me të gjithë kryetarët e bashkive, po tregohet qartë se PS-ja ende nuk është përcaktuar për trashëgimtarin e saj. E ky fakt, sjell që figura e Ramës është duke u përgatitur për pas datës 14 maj. Për faktin që fushata ka liderin dhe një kandidat për bashki, kjo i bie se njerëzit që kanë besim tek Edi Rama, po shikojnë liderin e PS-së si kandidat për mandatin tjetër”, tha Haxhiu.

Të fundit