Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: Kë do emëroja në vend të Lleshajt, po të isha në vend të Ramës

Baton Haxhiu: Kë do emëroja në vend të Lleshajt, po të
Analisti Baton Haxhiu

Analisti i njohur nga Kosova Baton Haxhiu, i përfolur shpesh edhe si këshilltari i kryeministrit Rama ka komentuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, 48 orë pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Haxhiu tha se kryeministri Edi Rama do befasojë sërish dhe do zgjedhë një person që nuk është me profil të lartë publik për zëvendësimin e Lleshajt.

Sipas tij në këtë moment duhet një emër që nuk mund të atakohet dhe të sulmohet nga opozita për të shkuarën e tij.

Nga ajo që unë e njoh Ramën, mendoj se ai nuk do prek emrat që janë përmendur në publik. Por mendoj se nuk do ketë ndonjë emër që nuk është figurë e lartë politike. Nuk do jetë ndonjë që mund të atakohet në publik. Karrigia është e mallkuar dhe në këtë karrige nuk mund të kursehet asnjëherë femër. Në përvojën e vetë do e këshilloja që në këtë fazë të mos kishte një figurë të fortë politike. Unë mendoj që të jetë një figurë që i ngjan zotit Lleshaj dhe nuk është e atakueshme në këtë moment”, tha analisti në “Opinion”.

Më tej, Haxhiu shtoi se nëse do të ishte në vend të Ramës, do kishte zgjedhur ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin si zëvendësuese të Lleshajt. “Unë e kam simpatinë time dhe them Mimi Kodhelin”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Baton Haxhiu ishte i pari që hodhi idenë e dorëheqjes së Sandër Leshaj dy ditë më parë.

 

 


 

 

Të fundit