Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: PS është e pafuqishme përballë Berishës

Baton Haxhiu: PS është e pafuqishme përballë Berishës

Analisti Baton Haxhiu ka thënë se logoja dhe vula e Partisë Demokratike janë shumë pak të rëndësishme për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kanë bashkuar forcat për të rrëzuar regjimin e Ramës.

Në një lidhje për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Haxhiu u shpreh se PS do të jetë e pafuqishme të dalë fitimtare në një garë që është ndërtuar e gjitha kundër tyre.

“Sali Berisha e ka betejën me Edi Ramën. Ka një qëllim, fundin e Ramës. A është vula apo jo, logoja apo jo, janë më pak të rëndësishme për atë që Sali Berisha dhe Ilir Meta po ndërtojnë si frymë. PS-ja nuk di sa do ketë fuqi të jetë në një garë kur gara është e ndërtuar e gjitha kundër Edi Ramës”, tha Haxhiu.

Të fundit