Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu tejkalon Ramën: Shëndetësia falas, premtim i mbajtur!

Baton Haxhiu tejkalon Ramën: Shëndetësia falas, premtim i

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se Edi Rama e ka mbajtur premtimin e dhënë para tetë vitesh për shëndetësi falas. Ai tha në emisionin “Shock” në Euronews se shëndetësia duhet të vlerësohet nga qytetarët, por në parim Rama e ka mbajtur premtimin.

Moderatorja: A e ka mbajtur Edi Rama premtimin për shëndetësi falas?

Baton Haxhiu: Në parim është mbajtur por kualiteti vlerësohet nga të tjerët. Një qeveri vendos një kriter për shëndetësi falas. Pastaj varet prej kualitetit të infermierëve, të njerëzve dhe sa prej njerëzve shqiptarë ikin jashtë shtetit për t’u kuruar.

Analisti Andi Bushati, e ironizoi këtë deklaratë, duke thënë se për të kuptuar a është mbajtur premtimi për shëndetësi falas, mjafton të pyeten ata që e kaluan Covidin në shtëpi.

Andi Bushati: Shëndetësia falas? Çdo njeri që na sheh dhe ka patur fatkeqësinë të kalojë Covidin, e di se sa i’a ka rimbursuar shteti  të gjitha, nga vitaminat deri tek oksigjeni që e merrnin në shtëpi. Falas i kanë marrë të gjitha…

Kujtojmë se premtimin për shëndetësia falas nuk e ka pranuar as kryeministri Rama si një premtim të mbajtur, por gjatë një interviste në emisionin PolitikOn u justifikua se  shëndetësia falas është një program që nuk realizohet brenda një mandati.

"Shëndetësia falas është një program që nuk realizohet brenda një mandati. E gjitha nuk është falas. Sot kemi elementë që janë pjesë e një procesi që ecin hap pas hapi përpara. Kemi sot 600 mijë njerëz që duhet t’i paguanin ilaçet dhe sot i marrim falas." u shpreh Rama në PolitikOn.

Të fundit