Flash News

E-TJERA

Baxhanaku i Edmond Begos zgjidhet kryetar i PS-së së Lushnjës, si u paralajmërua nga Berisha

Partia Socialiste zgjodhi sot drejtuesit e rinj lokalë, të 58 degëve në të gjithë vendin, ndërsa në 3 degë, konkretisht në bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë, procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet.

Ajo që ra në sy është fakti se në degën e PS në Lushnje janë zgjedhur kryetare Merjeme Dervishi dhe Ergest Krakulli.

Ky i fundit, i njohur si baxhanaku i biznesmenit Edmond Bego i dënuar në Itali me 11 vjet burg për trafik heroine dhe kokaine, u përmend dhe u paralajmërua nga kreu i PD, Sali Berisha dy vjet më parë se do të zgjidhej në krye të degës së PS në Lushnje.   

Berisha denoncoi asokohe se procesi për zgjedhjen e kreut të PS-së në degën e Lushnjës është i manipuluar dhe se vendosja e Ergest Krakullit në këtë post do të ndodhte me ndihmën e drejtuesit politik të Qarkut të Fierit, Taulant Balla, pasi ky i fundit është përfolur shpesh herë si mik me Begon.

Postimi i plotë i Sali Berishës më 13 qershor:

Baxhanaku i Edmond Begos do te emrohet me ndihmen e Taulant Begos, Kryetar i PS ne Lushnje

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirembrema Doktorr ! Juroi të jeni mirë familjarishte.

DOKTORR ditën e mërkur PS-ja në Lushnje do zhvilloj zgjedhjet pèr kreun e ri të ps-së.Ky është një procest i shitur dhe i manipoluar qe po bejne rilindasit. ESHTE VENDOSUR NGA TAULANT BALLA PER NE KRYE TE PS -se GEST KRAKULLI baxhanaku i EDMOND BEGES ANTARIT TE BANDES SE LUSHNJES Dhe miku i Taulantit . KY Gest Krakulli eshte me diplom falso e ka marr per juridik ne Maqedoni.

 

Të fundit