Flash News

E-TJERA

Baxhoja nuk plotësonte standardet higjeno-sanitare, bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër

Baxhoja nuk plotësonte standardet higjeno-sanitare, bllokohen mbi 7 ton

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar 7,196 kilogramë djathë të bardhë lope gjatë një kontrolli në një subjekt që ushtronte aktivitet baxho.

Sipas AKU-së, subjekti “Nail Idrizi” nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare, ndaj trupa inspektuese ka vendosur bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Gjithashtu, ndaj subjektit janë vendosur masa administrative, përfshirë një gjobë prej 300,000 lekësh për shkelje të kushteve të higjienës dhe një tjetër prej 100,000 lekësh për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

AKU bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Të fundit