Flash News

E-TJERA

Bayer Leverkusen gati të paguajë 15 milionë euro për Xhakën

Bayer Leverkusen gati të paguajë 15 milionë euro për

Mesfushori Granit Xhaka do të rikthehet në Bundesligë në merkaton e verës.

 Futbollisti 30-vjeçar zviceran mund të vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.

Siç raporton në rrjetet sociale Fabrizio Romano, kostoja e transferimit të Xhakës te “Aspirinat” duhet të jetë 15 milionë euro.

Vihet re se lojtari pothuajse ka rënë dakord për kushtet e kontratës deri në mesin e vitit 2027.

Kujtojmë se më herët në Gjermani, Xhaka ka luajtur për Borussia Mönchengladbach. Nga ky klub zvicerani me orgjinë shqiptare kaloi te Arsenali në verën e vitit 2016.

Të fundit