Flash News

E-TJERA

Bayern ‘gozhdon’ Interin, Lewa realizon tripletë, e pëson keq Liverpool

Bayern ‘gozhdon’ Interin, Lewa realizon tripletë, e pëson

Nata e dytë e fazës së grupeve në Champions League ka dhuruar spektakël.

Ajax e pati te lehtë të mposhtë në shtëpia me rezultatin 4-1 Rangers. Sportingu i Lisbonës me tre gola siguroi fitoren ndaj Eintracht Frankfkurt.

Ndeshja më e spikatur e mbrëmjes ishte Bayern Munchen-Inter. Bavarezët e Nagelsmann ‘gozhdua’ në San Siro Interin. Djemtë e Inzaghit tentuan në sulm dhe mbrojtje, por pavarësisht përpjekjeve të Onana-s, porta e Interit nuk i shpëtoi rrezikut të Sane dhe autogolit të D’Ambrosio.

Barcelona me tre gola të Robert Lewandowski-t, një të Kessie dhe një të Torres mposhti në Camp Nou, Viktoria Plzen. Përballjen e radhës Barcelona do ta ketë me Bajernit e Mynihut. Ish-mesfushori i bavarezëve, Lewandowski, do të rikthehet në “Allianz Arena” por këtë herë për të kërkuar fitoren e Barcelonës.

Liverpool nuk arriti dot të triumfonte ndaj Napolit. Italianët mundën në shtëpi me rezultatin 4-1 djemtë e Jurgen Klopp. Ishte vetëm një gol i Diaz në minutën e 49’, për të ruajtur golin e ‘nderit’.  

Bayern ‘gozhdon’ Interin, Lewa realizon tripletë, e pëson

Të fundit