Flash News

E-TJERA

Bayern shpallet zyrtarisht kampion, merr titullin e 31 në Bundesligë

Bayern shpallet zyrtarisht kampion, merr titullin e 31 në Bundesligë

Bayern Munich është shpallur zyrtarisht kampion i Bundesligës gjermane për sezonin 2020-2021, pas humbjes së Leipzig me rezultatin 3-2 nga Dortmund.

Edhe pse nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e javës së 32 të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick pas 31 ndeshjesh është në kuotën e 71 pikëve, 7 pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë. Kjo në një kohë kur kanë mbetur edhe dy javë kampionati.

Për Bayern Munich është kampionati i nëntë radhazi në Bundesligë, ndërsa në historinë e klubit është trofeu i 31. Sot bavarezët luajnë përballë Borusia Monchengladbach në orën 18:30, por rezultati nuk ka shumë rëndësi.

Të fundit