Flash News

E-TJERA

Baza ajrore taktike e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars

Baza ajrore taktike e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars

Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë pritet të inaugurohet më 4 mars.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Baza ajrore taktike e Kuçovës do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës dhe është e vetmja bazë për operacionet kombëtare dhe ato me rëndësi strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, tha se në muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

 

 

Të fundit