Flash News

E-TJERA

Bazë armatimesh në Vlorë, një prej snajperëve dyshohet se u përdor në vrasjen e Gëzim Sinomatit

Bazë armatimesh në Vlorë, një prej snajperëve dyshohet

Një prej snajperëve të gjetur në depon e armatimit që u zbulua në Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.

Dyshimi u ngrit pasi gjatë hetimeve vrasjen e Sinomatit, pati informacione për një bazë armatimi.

35-vjeçari Luciano Deraj i njohur dhe me emrin Albano, ka refuzuar të flasë para oficerëve të policisë, duke mos treguar origjinën e armëve dhe me grupet kriminale që mund të ketë lidhje. Ai dyshohet se lidhet me grupe kriminale në Vlorë, Fier apo dhe qytete të tjera. D

yshimet e policisë janë se Deraj u ka vënë në dispozicion bazën materiale atyre për të kryer krime dhe më pas i ka fshehur në banesën e tij.

Në banesën e 35-vjeçarit u gjetën disa lloj armatimesh, si snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e policisë së Vlorës, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Pjesë e armatimit të rëndë ishte dhe një pistoletë stilolaps.

Të fundit