Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
"BBC World Questions" mbërriti në Tiranë/ Jonny Dymond: Sistemi politik këtu i zhytur në akuza për korrupsion
BBC World Questions mbërriti disa ditë më parë në Shqipëri, përmes Jonny Dymond në rolin e moderatorit.
Ndërsa kishte të ftuar politikanë dhe aktivistë, ai iu drejtoi atyre pyetje nga publiku, duke transmetuar realitetin shqiptarë.
Që në nisje të këtij takimi, gazetari i njohur bëri një përmbledhje të këtij realiteti, ndërsa e cilësoi sistemin politik të polarizuar dhe të zhytur në akuza për korrupsion.
"Sistemi politik këtu është i polarizuar dhe i zhytur në akuza për korrupsion. Vendi u bë i njohur për bandat e tij të krimit të organizuar të përfshira në gjithçka, nga shpërndarja e kokainës deri te kontrabanda e njerëzve kur komunizmi u shemb.
Këtu tre dekada më parë, vendi ishte në gërmadha, ai ka bërë përparime të mëdha në ato vite duke kapërcyer shumë vështirësi, por sfida të mëdha mbeten ende", tha ai, teksa në panel ishin të ftuar ish kreu i PD, Lulzim Basha, deputeti i PS, Lavdrim Krashi, Edlira Çepani aktiviste dhe Fiori Hoxhaj aktiviste.