All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në, ç'shkruajnë mediat ndërkombëtare

All - Paragraf - 1

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në,

Bashkimi Evropian çeli sot zyrtarisht negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizimin-Asocimit, Shqipëria hodhi një hap para në anëtarësimin brenda unionit.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, rruga për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mbetet ende e gjatë.

Por si u pasqyrua çelja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së në mediet e huaja?

Politico shkruan “BE-ja nisi zyrtarisht të martën bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pasi parlamenti i Shkupit votoi të shtunën për kompromis për një mosmarrëveshje të gjatë me Bullgarinë fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria morën dritën jeshile të bllokut për të hapur zyrtarisht bisedimet e pranimit, megjithëse vendet e Ballkanit Perëndimor ende përballen me një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit të plotë.”

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në,

“’Moment historik': BE hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Me këtë titull e nis artikullin Euronews, teksa i referohet fjalëve të përmendura gjatë konferencës për shtyp, nga presidentja e KE-së Urula Von der Leyen.  

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në,

Deutsche Welle i referohet kohëzgjatjes së anëtarësimit të plotë të Tiranës dhe Shkupit në BE, teksa shkruan “Çdo zgjerim i bllokut më të madh tregtar në botë ka të ngjarë të marrë vite dhe të dy vendet janë konsideruar tashmë kandidatë të mundshëm që nga viti 2003.”

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në,

Al Jazeera shkruan “Bashkimi Evropian ka rënë dakord të hapë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e saj në BE, Bullgarinë. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski pritej në Bruksel për të nisur zyrtarisht bisedimet e pranimit.”

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në,

Edhe media amerikane U.S.News i referohet në artikullin e saj ngërçit të BE-së në zgjerim teksa shkruan “Fillimi i negociatave formale për t'i lejuar dy vendet ballkanike që përfundimisht të bashkohen me bllokun më të madh tregtar në botë, janë një përparim, por kanë zbuluar mungesën e oreksit të BE-së për zgjerim të mëtejshëm, veçanërisht në Evropën veriore.”

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në,

Të fundit