Flash News
Berisha i drejtohet SPAK-ut: Më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje Ramës
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
BE do të ofrojë mbështetje për Greqinë dhe Shqipërinë në shuarjen e zjarreve
Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burime zjarrfikëse ajrore dhe tokësore, Shqipëria do të marrë një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, i cili mund të transportojë deri në 6 tonë ujë.
Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të trajtojnë zjarret e rënda.
Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burime ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarrit, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Këtu përfshihen dy avionë rescEU nga Italia, një helikopter rescEU nga Franca, një helikopter i ofruar nga Serbia, si dhe më shumë ekipe zjarrfikëse në terren nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia.
Shqipëria do të marrë një avion ushtarak me shumë qëllime nga Rumania, i cili mund të transportojë deri në 6 tonë ujë.